Vrau në mes të ditës dy të rinjtë, autori rrëfehet në polici:...

Vrau në mes të ditës dy të rinjtë, autori rrëfehet në polici: Më ndau motrën nga burri

247
0
Shares

Zbardhet dëshmia e gardianit të burgut Martin Skëndaj, që vrau ditën e enjte Manol Rapajn dhe Elis Kapajn për çështje nderi në poliklinikën e Patosit. Përpara policisë, Skëndaj ka pranuar krimin dhe ka konfirmuar se motivi i masakrës ishte një lidhje intime mes fqinjit të tij Manol Rapaj dhe motrës së tij.

Mesohet se Skëndaj bënte fajtor Rapajn për divorcin e motrës së tij nga bashkëshorti.

Martin Skëndaj dhe Manol Rrapaj ishin fqinj me njeri-tjetrin në fshatin Kuqar të Patosit. Dy familja dyert e të cilave ndahen nga një gardh tashmë i druhen fort hakmarrjes. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën muaj më parë, kur familjet Skëndaj dhe Rrapaj kanë zbuluar një lidhje dashurie mes vajzës së familjes Skëndaj dhe Manol Rrapaj.

Motra e autorit të krimit ishte martuar në një fshat të Ballshit, por së fundmi ishte divorcuar dhe ishte kthyer te dashuria për komshiun e saj, Manol Rrapaj. Dy familjet kanë pasur përplasje të forta dhe debate kohet e fundit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY