Altin Dumani, kafe me Ulsi Manjen nje dite para gares per SPAK

Altin Dumani, kafe me Ulsi Manjen nje dite para gares per SPAK

306
0
Shares

Altin Dumani anëtar i ri i betuar i SPAK, nuk ia doli të ishte më i votuari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP. Por, një ditë para se të kandidonte ai është ulur gjatë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Një foto e shkrepur të dielën e vërteton këtë. Foto eshte publikuar nga 27.al dhe hedh dyshime te forta ne kidhje me ndikimin e qeverise ne kompozimin e SPAK.

Njeriu, i cili është me shpinë në fotografi është Altin Dumani, kandidati që “humbi” garën. Trupa e SPAK, kryetari i saj duhet të mos kenë asnjë kontakt me kriminelët dhe politikanët, të cilët duhet të jenë dhe objekt i punës së tyre.

SPAK u ngrit për këtë qëllim, por me sa duket Ulsi Manja ka një tërheqje magnetike të panjohur më parë, me gjasë mistike, përderisa fill pas kësaj “kafe pune” Altin Dumani kandidoi me tërë mend për kreun e SPAK, por me këtë logjikë nuk dihet me kë piu kafe Arben Kraja, meqë u bë kryetar, se Ulsiu doli huq, shkruan portali 27.al.

Pikërisht, fill pas zgjedhjes zoti Kraja u betua që SPAK do i ndjekë politikanët e korruptuar këmbë pas këmbe. Duket këtë punë SPAK e ka nisur qysh të dielën duke jua pirë kafen, perfundon portali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY