FOTO GALERI/ Kolonja përmes fotove 100-vjeçare të cilat do të bënin xheloz...

FOTO GALERI/ Kolonja përmes fotove 100-vjeçare të cilat do të bënin xheloz edhe Marubin

93
0
Shares

Image Gallery 

Historia e Fotografisë shqiptare nuk është vetëm shkodrane! Nesër, ditën e shtunë datë 29 tetor, ora 12:30 në mjediset e Muzeut Historik Ersekë, Kolonjë do të zbulojmë së bashku Thesaret e Kolonjës. Ekspozita Fotografike dhe promovimi i albumit “Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit, gjysma e parë e shek. 20-të”, me fotografi të përzgjedhura nga fondi i rrallë i fotografisë (negativë në xham) të fotografit kolonjar Dhimitër Vangjeli.

Ditën e shtunë datë 29 tetor, ora 12:30 në mjediset e Muzeut Historik Ersekë, Kolonjë për të zbuluar bashkë Thesaret e Kolonjës Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore prej muajsh punon me kujdestarët pasionantë të trashëgimisë kulturore në Ersekë për zbulimin, inventarizimin, skanimin, dixhitalizimin dhe regjistrimin e këtij fondi të rrallë të fotografive negativë në xham të fotografit kolonjar Dhimitër Vangeli që i përkasin fillim shek. 20-të.

Imazhet e negativave në xham të kësaj pasurie, janë dëshmi e qytetarisë, traditës dhe modelit të familjes dhe shoqërisë së trevës së Kolonjës në fillim shek. 20-të. Ministrja Kumbaro, lidhur me këtë ekspozitë të veçantë në facebook shkruan: “Neser ju zbulojme thesaret e Kolonjes! Ejani ne fundjave ne Erseke qe te kuptoni se nuk eshte vetem #Marubi dhe se Historia e Shqiperise permes fotografise eshte edhe kolonjare”, shkruan Kumbaro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY