Gazetari i BILD i shkruan OSBE-së: Edi Rama është armik i medias...

Gazetari i BILD i shkruan OSBE-së: Edi Rama është armik i medias së lirë! Ai është një kloun

114
0
Shares

Gazetari i “BILD”, Peter Tiede, u bë i njohur për shqiptarët pasi publikoi përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër, dhe sot ka rikthyer serish vemendjen tek ai, pas disa replikave me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

Në një mesazh në rrjetet sociale , gazetari gjerman shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama, është një armik i medias së lirë.

“Vërtetë besoni tek Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”, shkruan Peter Tiede.

Kujtojmë se Harlem Desir është zyrtari i vetëm i OSBE që tha se ligji i propozuar nga Rama është konsultuar me ndërkombëtarët. BE, KiE dhe sot ambasada e SHBA kanë kritikuar paketën antishpifje të miratuar nga Parlamenti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY