FOTO/ Bashkia e Tiranës u heq ditën e punës 200 punonjësve: Ikni...

FOTO/ Bashkia e Tiranës u heq ditën e punës 200 punonjësve: Ikni vrisni veten, parkoni ku të doni!

50
0
Shares

Një akt krejt absurd është regjistruar 3 ditë më parë në Drejtorinë  Tatim-Taksave të bashkisë së Tiranës. Një grup punonjësish të kësaj drejtorie kanë denoncuar një akt represioni të mirëfilltë me të cilin janë përballur dhe që u ka kushtuar atyre edhe ditën e punës.
Të hënën ata i janë drejtuar punës si zakonisht para orarit zyrtar 8:00 të mëngjesit, por kur kanë tentuar të parkojnë automjetet aty, roja i institucionit i ka bllokuar hyrjen duke u thënë që nga e hëna e tutje, vetëm drejtorët mund të parkonin në parkingun e Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës ndërsa ata “vrisni veten shkoni ku të doni”.
Ky urdhër i pa komunikuar më parë ka bërë që punonjësit të gjenin zgjidhje alternative për të parkuar, por kjo iu ka kushtuar atyre më shumë kohë dhe e nuk kanë mundur të bëjnë check-in në orarin zyrtar. Kaq ka mjaftuar që zyra e burimeve njerëzore të veprojë “me dorë të hekurt” dhe përveç se u ka hequr gati 200 punonjësve ditën e punës, i ka dërguar ato në shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY