Komisioni për Metën i kërkon Venecias të hetojë dhe për çështjen e...

Komisioni për Metën i kërkon Venecias të hetojë dhe për çështjen e Dvoranit, reagon Presidenca: Presion Politik

66
0
Shares

Pavaresisht çdogjëje, Komisioni Hetimor për presidentin Ilir Meta ka vijuar punën duke kërkuar të nxjerrë shkaqe për shkarkimin e Metës ku sot kërkuan te futin ne hetim dhe çështjen e Dvoranit.

Nderkohe Presidenca ka reaguar së fundmi per keto veprime, të cilat zëdhënësi i saj i quan qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të Dvoranit, ndërkohë që vërteton se krimet e tij janë kryer në bashkëpunim.

Per zëdhënësin e Presidentit, veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës.

“Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës. Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës.

Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje”, deklaron Blushi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY