PD sjell provat nga Bubqi: E vërteta pas tërmetit është ndryshe nga...

PD sjell provat nga Bubqi: E vërteta pas tërmetit është ndryshe nga propaganda qeveritare

111
0
Shares

Ish-depueti Flamur Noka, nëpërmjet një video në FB, ka demaskuar propagandën e gënjeshtërt të ERTV dhe ka zbuluar një realitet të dhimbshëm në të cilin gjenden banorët e lagjes Mazhe në Bubq, vetëm pak km larg Tiranës.

Sipas pamjeve që ai siguron, shikohet sesi familje të tëra jetojnë ende prej gati 4 javësh në çadra të dhuruara nga shoqata bamirëse, të harruar totalisht nga shteti.

“Nuk na ka ardhë askush. As na kanë thënë gjë. Çadrën na e kanë dhënë turqit”, – përgjigjet i zoti i një banese që tashmë është e pabanueshme.

Ai thotë se nuk u ka thënë askush gjë dhe nuk u kanë bërë as vlerësimet e dëmit.

”Nuk ka ardhë askush as nga pushteti lokal as nga qeveria. Nuk kanë vënë kruq dhe nuk kanë ardhë për të vlerësuar dëmin”, – thotë banori duke treguar dëmet e rënda që e kanë bërë shtëpinë e tij të pabanueshme.

Familja me 5 anëtarë ka që prej tërmetit të 26 nëntorit që jeton në çadër në kushte ekstreme në shi e të ftohtë, duke mos pasur asnjë vemendje të shtetit për strehim.

Ish-deputeti thekson realiteti në Bubq, një prej zonave më të goditura nga tërneti, është krejt ndryshe nga ai që paraqet propaganda e qeverisë.

Pertej propogandes se Rilindjes .Pertej mashtrimeve te ERTV.Realitetin pos termet flet vet ndaj shikojeni .Fshati Mazhe ne Bubq te Fushe Krujes.Neperkembje, mosperfillje nga shteti dhe diskriminim.

Publiée par Flamur Noka sur Vendredi 20 décembre 2019

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY