Mbyllen dy gazetat, Mapo dhe Shekulli

Mbyllen dy gazetat, Mapo dhe Shekulli

565
0
Shares

Dhe dy gazeta të tjera nuk do të qarkullojnë më në formatin PRINT, duke thelluar akoma me shume krizen e tregut të gazetave në vendin tonë, ku nuk mund të rezistojnë dot.

Gazeta MAPO nuk do të shihet më me lexuesin e saj. Lexuesi nuk do të prekë më letrën e faqeve të saj, ndoshta kjo mund të jetë e përkohshme”, shkruan përmes një postimi në Facebook, Bujar Kapexhiu, karikaturist në gazetën e shtypur MAPO.

Më tej shton: “Të nderuar e të respektuar miqtë e mi të Facebook-ut kudo që ndodheni, ju dërgoj përshëndetjet e mia për gjithçka që kemi komunikuar së bashku. Ky komunikim virtual ka qenë një kënaqësi e veçantë. Kemi shkëmbyer së bashku shumë ide dhe për këtë ju falënderoj të gjithëve, pa dallim. Falënderoj të gjithë ata që i kanë pëlqyer dhe kanë shprehur fjalë të mira e inkurajuese për çdo krijim timin, por nuk mbaron këtu kontigjenti i falënderimeve, sepse kam rezervuar edhe një racion të bollshëm për të gjithë ata që nuk i kanë pëlqyer, apo kanë pasur vërejtje për karikatura të veçanta, ndoshta kanë shprehur dhe fjalë të rënda e jo etike”.

Po kështu, dritën e botimit nuk do ta shohë më as gazeta Shekulli, e cila nisi të botohej në vitin 1997, informacion sipas Top Channel.

Permendim faktin se keto gazeta vazhdojne te jenë online duke iu perkushtuar teknologjise dhe shkrimit per lexuesin pas ekranit. Duhet thënë se interesi për shtypin e shkruar ka rënë vit pas viti. Tavolinat ,edhe pse mesditë i gjen plot me gazeta pasi nuk ka shitje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY