Arben Ahmetaj betohet te Presidenti si ministër i ri, Meta i jep...

Arben Ahmetaj betohet te Presidenti si ministër i ri, Meta i jep menjëherë një mesazh

102
0
Shares

E vetmja pikë ku Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama nuk e kundërshtuan njeri-tjetrin ishte miratimi per krijimin e nje ministrie te re per rastin e emergjences ku ndodhet vendi.

Arben Ahmetaj u propozua nga kreu i qeverise si drejtues i kësaj ministrie duke marre dhe diten e sotme miratimin dhe dekretimin nga Presidenti Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj “suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY