Vrasja makabre e 45-vjeçarit në Korçë, policia vë në pranga të dyshuarin...

Vrasja makabre e 45-vjeçarit në Korçë, policia vë në pranga të dyshuarin si autor të krimit

135
0
Shares

Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen makabre të 45-vjeçarit në Korçë ditën e djeshme.

Policia ben me dije se ne pranga u vu shtetasi Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Trupi i pajetë i Flamur Ducit u zbulua nga banorët, ndërkohë që ishte qëlluar me thikë në zemër. Nga ana tjetër, burimet thanë se trupi i tij kishte edhe djegie në pjesën e sipërme.

Ngjarja ndodhi në afërsi të marketit të viktimes në një zonë të banuar. Por asnjë nga banorët nuk ka mundur të dëgjojë zhurma apo zëra në momentin kur ka ndodhur ngjarja, që të mund t’i vinte në ndihmë 48-vjeçarit.

NJOFTIMI

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:

• D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.

Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY