Policia e Fierit ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore duke arrestuar 3 persona të moshave 20, 33 dhe 35 vjeç.
Sipas policisë të tre personat janë me precedentë penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë që janë sekuestruar gjatë operacionit “Çlirimi” 2 armë zjarri, municion luftarak, 2 armë të ftohta dhe 1 makinë e blinduar.
Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; A. B., 35 vjeç, banues në Fier, R. L., 20 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/