3 operacione antikanabis; zbulohen disa kapanone me drogë

3 operacione antikanabis; zbulohen disa kapanone me drogë

66
0
Shares

Katër kapanone që shërbenin për tharjen e bimeve narkotike janë evidentuar nga operacionet antikanabis të policisë, si dhe janë asgjësuar 7500 bimë kanabis sativa. Operacionet e nisura që në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar në territorin e Tepelenës e Memaliajt.

Në këtë operacion marrin pjesë rreth 80 forca policore. Në operacionin e parë në vendin e quajtur “Gjymshirah Meleq”, Tepelenë në një kapanon të përshtatur u gjetën 3 000 bimë narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy thasë me 20 kg kanabis.

Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Shals, Bashkia Memaliaj ku u evidentua një kapanon me 2800 bimë në proces tharje. Operacioni i tretë në teritorin e fshatit Arrëz e Madhe, Bashkia Memaliaj ku u evidentuan dy kapanone me 1700 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 15 kg kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies. Policia vijon punën për evidentimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY