Reagimet e zyrtarëve të huaj tërheqin vëmendje: Ligji i miratuar frenon lirinë...

Reagimet e zyrtarëve të huaj tërheqin vëmendje: Ligji i miratuar frenon lirinë e medias dhe të drejtën e informacionit

94
0
Shares

Përveç opozites, gazetareve, shoqateve, shoqerise civile dhe disa prej socialisteve qe e kundershtuan, ligji per anti-shpifjen terhoqi vemendjen dhe te nderkombetareve, perfaqesues te partive me ne ze, te cilet jane pasqyruar dhe ne mediat e huaja.

Pas miratimit të një ligji shumë të diskutueshëm për median nga Parlamenti i Shqipërisë, Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme, deklaroi: “Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri socialist miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështeti rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare.

David Lega, Raportuesi i PPE-së për Shqipërinë, paralajmëroi: “Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e domosdoshme e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE. Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka qenë një reporter i vazhdueshëm i abuzimit të pushtetit dhe ka ekspozuar shumë skandale korruptive. Miratimi duhet të shihet si një kthim serioz për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ky vendim, siç e thamë publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë – në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht. Ne i nxisim autoritetet shqiptare të rishqyrtojnë vendimin dhe ta kthejnë atë. “

Pavaresisht, ketyre qendrimeve, protestave, kritikave dhe sugjerimeve, qeveria e miratoi kete ligj ne parlament, dhe tani mbetet ne doren e Presidentit Ilir Meta.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY