Kamerieri në lokalin ku pinte kafen 29-vjeçari Andi Mustafaraj ka mbetur i shokuar pas atentatit që iu bë këtij të fundit rreth orës 12.30 nga një person edne i paidentifikuar.
Në një rrëfim ekskluziv për BalkanWeb, i riu tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klient në lokal dhe sapo ishte kthyer në banak kishte dëgjuar të shtënat.
“Ishte frekuentues i rregullt e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz. Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat”,- i tha ai gazetares Dorjana Bezat.
Kamerieri thotë se pas atentatit kafen e gjeti të derdhur mbi tavolinë, ndërsa ujin pa gaz të rrëzuar përtokë, ende të pahapur.
Po sipas tij, i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/