Dëshmia e kamerierit të lokalit ku u bë atentati: Nuk e piu...

Dëshmia e kamerierit të lokalit ku u bë atentati: Nuk e piu dot as kafen që i çova

52
0
Shares

Kamerieri në lokalin ku pinte kafen 29-vjeçari Andi Mustafaraj ka mbetur i shokuar pas atentatit që iu bë këtij të fundit rreth orës 12.30 nga një person edne i paidentifikuar.

Në një rrëfim ekskluziv për BalkanWeb, i riu tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klient në lokal dhe sapo ishte kthyer në banak kishte dëgjuar të shtënat.

“Ishte frekuentues i rregullt e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz. Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat”,- i tha ai gazetares Dorjana Bezat.

Kamerieri thotë se pas atentatit kafen e gjeti të derdhur mbi tavolinë, ndërsa ujin pa gaz të rrëzuar përtokë, ende të pahapur.

Po sipas tij, i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY