FOTO/Tabaku me bizneset në qendër të Tiranës: Zona e Pazarit të Ri...

FOTO/Tabaku me bizneset në qendër të Tiranës: Zona e Pazarit të Ri ta dëshmon me fakte, ja ku shkojnë fitimet e tyre

128
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku prej disa ditesh eshte ne terren, duke inspektuar nga afër bizneset, per te pare sesi ia dalin dhe si ishin të ardhurat e tyre kete vit.

Ajo njofton se sot vizituan bizneset në qendër të Tiranës, pjesa e Pazarit të Ri. Sipas ish-deputetes, ajo çfarë dëshmuan ata ishte panorama e qartë e trishtë një shoqërie që varfërohet dhe nuk konsumon.

“Kur dëgjon për mbi 671 mijë shqiptarë që janë në varfëri ekstreme zona e Pazarit të Ri ta dëshmon me fakte dhe prova që asnjë propagandë dhe asnjë piskiamë qeveritare nuk mund ta zbehë.

Në çdo biznes që takuam shqetësimet ishin të njëjta; tatimorët si xhambazë që kërkojnë rryfshet ose të presin gjobën, kostot e larta që nuk përkthehet në të ardhura, mbi 35% e fitimit që shkon për pagesë taksash, konsumi në rënie aq sa dhjetë ditë përpara festës së ndërrimit të viteve konsumi është thuajse zero, sipërmarrës që tregojnë listën bosh të shitjeve prej dhjetë ditësh“-shprehet Tabaku.

Tabaku vëren një varferi te bizneseve, duke shtuar se të gjithë jane koshient se do të paguajnë 1500 euro më shumë vitin e ardhshëm si gjobë për të ashtuquajturin projekt të fiskalizimit.

“Dëgjova prej sipërmarrësve se ishin të shqetësuar për buxhetin 2020, ata e kishin kuptuar që barra e taksave nuk lehtësohet, shërbimet nuk rriteshin. Dimri ekonomik duket se po merr edhe ato pak sipërmarrje të mbetura hapur që mezi mbijetojnë ndërsa zinxhiri i bizneseve dhe shitjeve po shkatërrohet.

PD ka një ofertë dhe propozon një zgjidhje për këtë situatë. Oferta lidhet me taksën e sheshtë prej 9%, vendosjen e pullës fiskale që asnjë agjent tatimor qendror apo lokal mos të sillet si xhambaz, bizneset e vogla do të tatohen me 1.5% të xhiros. Subvencionime dhe lehtësim të konsumit përmes politikave fiskale. Biznesi nuk është armiku i tregut por oligarkia. Korrupsioni, evazioni dhe krimi financiar nuk kryhen nga sipërmarrjet e vogla por nga bizneset e lidhura me qeverinë“,-u shpreh ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY