Ditën e sotme është zhvilluar nje proteste e dyte kundër ligjit “Anti-shpifje”. Kane qene disa të rinj, pjesë e Rezistencës Rinore, te cilet kane ardhur me nje ide shume te veçantë.
Ata kanë thyer disa televizorë, ndërsa më pas janë shtrirë para Kryeministrisë, me pranga dhe shirita të zinj në gojë, ku shkruhet gjobë. Më pas së bashku me pankartat, ata i kanë hedhur televizorët në koshin pranë kryeministrisë.
Një prej përfaqësuesve të të rinjve, Arben Meta, u shpreh se “Anti-shpifja” ishte një nga arsyet që mbajti diktaturën në këmbë. Sipas tij, me këtë ligj, Shqipëria i kthen kurrizin aspiratës për në BE.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/