Ish-ministri thirrje Prokurorisë: Verifikoni nëse Rama ka qenë i ndaluar në Francë,...

Ish-ministri thirrje Prokurorisë: Verifikoni nëse Rama ka qenë i ndaluar në Francë, të tjerat janë dëngla

83
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, për të hetuar dhe verifikuar akuzat e ngritura së fundmi ndaj kryeministrit Edi Rama, sipas të cilave në vitin 1994 ka qenë i ndaluar nga autoritetet franceze për trafik ikonash.

Përmes një statusi në “Facebook”, Manjani kërkon që Rama të sqarojë këtë çështje, si dhe rolin e përgjegjësinë e tij në financimin e fushatës së Obamës.

Statusi i plotë i Manjanit:

Që të sqarohet njëherë e mirë publiku, Prokuroria e Përgjthshme duhet të verifikojë lajmin-akuzë të bërë nga disa persona, sipas rë cilëve “Edvin Rama në vitin 1994 ka qënë i ndaluar nga Policia Franceze për trafik ikonash”.

Është e vërtetë apo jo?!

Natyrisht kjo nuk pritet të sqarohet nga vetë Rama, por si për të gjithë të tjerët subjekt i ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të bëjë verifikimet e rastit. Ka qenë apo jo i ndaluar nga policia Franceze? Vetëm kaq! Nuk besoj të ketë bërë trafik ikonash sepse nuk do ta kishin lëshuar…

Pa dyshim e mira do ishte të sqarohej roli dhe përgjegjësia e shtetasit Edi Rama në financimin e fushatës së Obamës. Por le të sqarojë si fillim lajmin mbi ndalimin në Francë, se këtë të Amerikës e qëndisin vetë Amerikanët…Kjo është e vetmja rrugë që e ndan shpifjen nga e vërteta.Të tjerat janë dëngla.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY