Detaje tronditëse nga krimi në Korçë, pronarin e lokalit tentuan ta djegin...

Detaje tronditëse nga krimi në Korçë, pronarin e lokalit tentuan ta djegin pastaj e masakruan me thikë

154
0
Shares

Detaje të reja tronditësë kanë dalë nga vrasja e pronarit të lokalit në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se 45-vjeçarin, Flamur Duçi, kanë tentuar fillimisht  ta djegin me lëndë djegëse përpara se ta masakronin me thikë.

Kjo pasi në trupin e tij janë konstuar shenja djegie. Gjithçka ndodhi mëngjesin e sotëm para lokalit të tij në fshatin Mborje. Autori/ët si duket i kanë zënë pritë ndërsa ai kishte shkuar për të hapur lokali.

Mësohet se viktima ishte i divorcuar prej dy vitesh. Ai njihej si person i qetë dhe mjaft u sjellshëm në fshat.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY