Turjan Hyska tregon për punën me Marina Vjollcën: Nuk kam njohur njeri...

Turjan Hyska tregon për punën me Marina Vjollcën: Nuk kam njohur njeri më korrekt

177
0
Shares

Rikthimi i Marina Vjollcës pas 2 vite mungesë në ekran, padyshim u prit me shumë deshire, pasi moderatorja kete here pritej te ishte në drejtimin e një formati shumë ndryshe.

Moderatores ju besua drejtimi i spektaklit “Klanifornia” dhe ashtu si gjithmonë ajo ja arriti të bënte më të mirën në skenë. Për zotësinë e saj dhe mënyrën se si arriti ta superonte një spektakël të tillë, producenti i “Klanifornia”, Turjan Hyska, ka shprehur hapur vlerësimin për Marinën.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, Turi ka treguar se Marina ka qenë një zbulim tepër i këndshëm për të.

“Unë nuk kam njohur njeri më korrekt dhe më bashkëpunëtor si Marina. Është vërtetë një vajzë shumë e mirë edhe në prapaskenë, edhe atë qetësinë që reflekton nuk e ka falso, e ka të vërtetë dhe është super e dëgjueshme dhe mbi të gjitha ka një sens humori që publiku nuk ja njihte dhe akoma më shumë do shpërfaqet”, ka treguar Turjani. Ai ka thënë se Marina është përshtatur shumë mirë me aktorët dhe ajo e ka treguar këtë gjë edhe përmes skeçeve që ka realizuar në skenë bashkë me ta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY