Gjyqtari ne ‘banden e Lushnjes” denoi Salianjin dhe Olldashin

Gjyqtari ne ‘banden e Lushnjes” denoi Salianjin dhe Olldashin

196
0
Shares

“Përfaqësuesi i opozitës, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashit, nuk u dënuan nga drejtësia por nga anëtari i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni”, tja sot Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi pasi gjykata denoi sot Ervin Salianjin me 1 vit burg, Fredi Alizoti 2 vite, Albert Veliu, 3,5 vite, Jetmir Olldashi me 6 muaj burg qe i konvertohet 100 ore pune ne publik.

Në momentin kur Artan Gjermeni do të kalojë në vetting, do të vërtetohet fakti se ai është anëtar i bandës së Lushnjes, tha Bardhi.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI, DHE ISH-DEPUTETIT ERVIN SALIANJI NGA GJYKATA PENALE E TIRANËS

Një vendin i pritshëm. Asnjë surprizë që gjyqtari anëtar i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të merrte këtë vendin ndaj një përfaqësuesi të Partisë Demokratike, që ka futur në burg bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të Bandës së Lushnjes.
Mbajeni mend këtë që unë po ju them. Në momentin e parë që zotëria do të kalojë në vetting, do të shikoni që kjo që unë them sot, është tërësisht e vërtetë.
Sot, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, nuk është dënuar nga drejtësia, nuk është dënuar nga gjykata, është dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes.

Sikundër prokuroria edhe gjykata, kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur bandën e Agron Xhafajt, për të mbrojtur trafikantët e drogës në qytetin e Vlorës, dhe për ti mbyllur gojën opozitës dhe medias.
I garantojmë të gjithë qytetarët, që ky vendim për dënimin e përfaqësuesit të opozitës, Ervin Salianji, dhe të gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk do të na ndalë në betejën e përditëshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar, por na bën më të fortë për të vazhduar betejën, jo vetëm me përfaqësuesit e krimit në qeveri, por edhe me përfaqësuesit e krimit në prokurori dhe në gjykatë.
Pyetje: Zoti Bardhi, ku e bazoni këtë deklaratë, është një akuzë shumë e fortë në drejtim të një gjyqtari?

Gazment Bardhi: Ky është një fakt i mirënjohur. E ripërsëris: Në momentin e parë që përfaqësuesi i Bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të dalë në procesin e vettingut do të shikoni edhe ju mediat dhe opinioni publik, provat që Artan Gjermeni nuk është thjeshtë, ky gjykatës, një bashkëpunëtor i Bandës së Lushnjes, është anëtar i bandës së Lushnjes.
Sot Ervin Salianji, e përsëris, është dënuar nga Banda e Lushnjes, pse ka sulmuar bandën e Agron Xhafajt.

Ankesa sapo ky zotëri, anëtar i Bandës së Lushnjes, e përsëris: gjyqtari Artan Gjermeni, është anëtar i bandës së Lushnjes. Dhe ky është një fat për të cilin opinioni publik, ky nuk është një fakt që e them unë për herë të parë, është një fakt publik pavarësisht se shpesh, media, edhe për shkak të zhvillimeve, e harron këtë fakt. Artan Gjermeni, përveçse është anëtar militant i Partisë Socialiste, është anëtar i Bandës së Lushnjes.
Sot është bërë bashkë Banda e Lushnjes me bandën e Agron Xhafajt, të cilët kanë bashkëpunaur edhe në të shkuarën për trafikun e drogës në jug të Shqipërisë. Dhe ky vendin i sotëm, është konfirmim i kësaj aleance.
E ripërsëris, për të mbrotjur bandën e Agron Xhafajt, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, sot janë dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes.

– Vendimi sipas dëshirës politike të kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit anëtarë të bandave të Lushnjës

– Nuk ka mafie, nuk ka llum, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira në këtë vend që as nuk më ndalin dot dhe e ritheksoj as nuk më izolojnë dot
Ervin Salianji: Siç ishte e pritshme, siç e kam deklaruar, siç e kemi deklaruar prej kohësh, një pretencë e shkruar, një vendimmarrje e parashkruar dhe e bërë gati kohë më përpara. As për sy e faqe nuk priti për ta dhënë apo për të marrë kohën e nevojshme pas provave që ne depozituam. Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e pabazuar në ligj, e pabazuare në prova, e pabazuar në fakte. E bazuar vetëm në dëshirën politike të kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit anëtarë të bandave të Lushnjës dhe të akuzuar me lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend. Famëkeq në lidhje me vendimet që ka dhënë për lirimin e bandave dhe famëkeq edhe në vendimin e sotëm i cili i shërben drejtpërdrejtë vetëm karrierës së vet pas gjyqësore, për të hyrë në rrugën politike me Partinë Socialiste dhe për t’i shërbyer verbërisht shokëve të vet, të cilët e ka vënë.

Ka disa shkelje të qarta të cilat e bënin që ky vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më përpara. Dhe më kryesorja është që po ky gjyqtar në një çështje tjetër të mëparshme timen me një përfaqësues lokal të PS është tërhequr për një konflikt interesi. Ndërkohë që kemi kërkuar tre herë përjashtimin e tij dhe ka qëndruar për ti shërbyer verbërisht dhe në kundërshtim me ligjin PS dhe grupit të strukturuar kriminal.

Pa diskutim që nuk ka mafie, nuk ka llum, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira në këtë vend që as nuk më ndalin dot dhe e ritheksoj as nuk më izolojnë dot. Është e qartë fare që kanë tërhequr në llum edhe në një llucë të vogël këtu ku janë edhe ndihen komod, për të kontrolluar edhe disa prokurorë dhe gjyqtarin që e kanë të partisë së vet për të tentuar të devijojnë të vërtetën për t’i shërbyer mafies. Pa diskutim që jo vetëm që nuk më trembin por më bën akoma, jashtë modestisë, më bën të privilegjuar që jam unë që jam në 50 procese gjyqësore me përfaqësues të Partisë Socialiste, përfshirë edhe procesin e sotëm.

Më bën që të jem më i motivuar, edhe më i fortë, edhe më denoncues edhe me emra konkretë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal të cilat do t’i bëj publike gjatë javëve në vijim dhe nuk më tremb aspak përveç parashikimit që ishte i saktë që fjala e kryeministrit dhe i përfaqësuesve të Partisë Socialiste për të intimiduar opozitën duke krijuar një farsë politike dhe për ta kërcënuar se ky nuk është një kërcënim për burgosje, por është një kërcënim për karrierën politike të kujtdo që denoncon. Nuk ka asnjë diskutim që pjesë e drejtësisë së vjetër që janë këta dhe llumit në të cilin janë përfshirë dhe kanë mbetur në sistemin gjyqësor do të demontohen dhe çmontohen siç kanë bërë prokurorët dhe gjyqtarët e mëparshëm.

Së pari është apelimi, pa diskutim më pas ndjekja në çdo instancë gjyqësore dhe nëse vazhdohet me këtë situatë deri në Gjykatën e Strasburgut që të zbulohet tërësisht e vërteta.

E sigurt është që gjyqtari është shok me Xhafajn dhe bandat në këtë vend.
Sot i ka bërë një shërbim jo vetëm PS-së por vetë bandave sepse me vendimin e sotëm pushohet dhe mbyllet çështja për trafik narkotikësh ndaj Agron Xhafajt dhe shpërdorimi i detyrës ndaj Fatmir Xhafajt.
Do kemi kohë për të folur për skandale të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY