AXHENTA/ KLSH “hap dyert”, organizon “Javën e Hapur për Qytetarët”

AXHENTA/ KLSH “hap dyert”, organizon “Javën e Hapur për Qytetarët”

87
0
Shares

Mbështetur në standardin ndërkombëtar të institucioneve supreme të auditimit, ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit – të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, parimi 6 “Komunikimi efektiv me palët e interesit”, dhe me qëllim njohjen më të plotë dhe të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së Institucionit nga qytetarët, Kontrolli i Lartë i Shtetit organizon Javën e Hapur për Qytetarët, nga datat 28 Tetor – 04 Nëntor 2016.
Duke vlerësuar misionin e tij si agjent i publikut dhe i Kuvendit, për përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet te burimeve dhe fondeve publike, KLSH synon forcimin e besimit te qytetarit dhe publikut ne tërësi, nëpërmjet njohjes me nga afër te veprimtarisë se tij, auditimeve dhe rezultatet nga auditimet, si dhe partneritetet qe ka krijuar brenda dhe jashtë vendit për te përmirësuar qeverisjen publike, duke u përpjekur te luftoje ne thellësi korrupsionin.
Gjate kësaj jave, qytetaret qe do te vizitojnë mjediset e Kontrollit të Larte të Shtetit dhe do te mund te njihen me historikun dhe arritjet e institucionit ne 91 vitet e ekzistencës se tij nëpërmjet mini-muzeut ne korridorin qendror te KLSH, do te takohen me punonjës, auditues dhe eksperte te ndryshëm te institucionit, për te marre te gjithë informacionin qe ata do te dëshirojnë te kenë, përfshirë edhe auditimet në proces.
Dita e pare e Javës se Hapur per Qytetaret do te fillojë në orën 13.00, datë 28 tetor 2016 në sallën e Akademisë së Shkencave, me një leksion të Profesorit Sang M. Lee, nga Universiteti i Nebraskës, SHBA.
Në datën 3 tetor, ora 09.00 – 12.00 do të zhvillohet një workshop në bashkëpunim me “Albanian Platform for Policy Advocacy (APPA)” dhe do të trajtohet tema “Prezantimi i gjetjeve nga monitorimi i qeverise për vitin 2015 dhe  6 mujorin e parë të vitit 2016”.
Në datën 4 tetor, ora 10.00 – 12.00 do të zhvillohet prezantimi i Raportit final të Peer Review (rishikim mes kolegesh) lidhur me “Pavarësinë e SAI-t” realizuar nga Gjykata Austriake e Auditimit.
Gjithashtu gjatë kësaj jave do të realizohet edhe workshop-i mbi auditimin e Performances të realizuar nga KLSH “Rehabilitimi i ish- të përndjekurve politikë në periudhën e tranzicionit”, leksione në Universitete të ndryshme të vendit, etj.
Orari i vizitave te qytetareve ne KLSH gjate gjithë Javës se Hapur për Qytetaret do te jete 08.00-16.00 dhe 18.00-20.00 (përfshirë edhe ditën e shtunë dhe të diel, datë 29 dhe 30 tetor 2016). 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY