REPLIKA/Hajdari ultimatum Ramës të tërheqë ligjin, kryeministri: Unë nuk tregoj përralla si...

REPLIKA/Hajdari ultimatum Ramës të tërheqë ligjin, kryeministri: Unë nuk tregoj përralla si ti, s’ja ke haberin fare

109
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari ka shkembyer replika te forta me kryeministrin Edi Rama per paketen anti-shpifje, pasi ky i fundit e permendi gjate fjales se tij.

Hajdari i kërkoi kryeministrit që të mos merret me të dhe të mos tregojë hallet apo peshat që i kanë rënë familjarëve të tij, por të tërhiqet nga paketa antishpifje. Sipas Hajdarit, kjo paketë do të erdoganizojë vendin sepse do të shkelen të drejtat e njeriut.

“Ju kërkoni sot të keni më shumë të drejta që mund të ketë Artur Zheji, Çim Peka, apo kë përmendët ju. Gjithsecili prej tyre ka të drejtat njerëzore. Jemi këtu për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Zoti kryeministër jeni akoma në kohë të tërhiqeni nga kjo paketë, ta rishikoni. Zoti kryeministër thotë se ju nuk dini të lexoni, as BE nuk di të lexojë, vetëm ju lexoni, ne të tjerët nuk dimë fare.

Ju lutem tani. Ju e dini fare që AMA dhe AKEP nuk duhet t’i kenë këto kompetenca. Ju po cenoni të drejtat e individëve. Nuk jemi këtu të dëgjojmë se çfarë i bie mbi peshë familjes së tij. Atij sikur i intereson shumë familja ime apo jeta ime. Ju lutem tani, nuk kam nevojë fare të qani hallet e mija ashtu siç unë nuk dua të qaj hallet tuaja”, tha Rudina Hajdari.

Sipas saj, nëse kjo paketë do të kalojë sot, atëherë Shqipëria do t’i kthejë kurrizin Bashkimit Evropian.

Ndërkohë kryeministri e ka vijuar perplasjen, duke iu pergjigjur ashper deputetes, per te cilen tha se nuk ia ka haberin ketij ligji.

Mos më trego mua as OSBE as parlamentin evropian se unë këtu flas me përgjegjësi s’tregoj përralla sic tregon ti, ligji është i dakortësuar 100% me OSBE, i përputhur 100% me standartet ndërkombëtare. Hajde na thuaj si ta bëjmë, hajde dil këtu e na thuaj hiqni këtë e vini këtë, ka 1 vit që ne merremi me kët, kemi bërë shumë konsultime ik e eja, hajde na e thuaj, ke dalë me një ide të re ? Apo gjithmonë ajo pllaka e gramafonit putinizmi, brockulla”,-u shpreh Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY