Paketa anti-shpifje/A do e kthejë Meta ligjin në Kuvend: Shpresoj mos të...

Paketa anti-shpifje/A do e kthejë Meta ligjin në Kuvend: Shpresoj mos të bëhen veprime të nxituara

82
0
Shares

Presidenti Ilir Meta është pyetur në lidhje me atë që quhet ligji “anti-shpifje”, nga ku paralajmëroi se do te veje ne funksion te gjithe te drejtat ligjore qe i njihen nga Kushtetuta. Ai premtoi një rikthim të tij në Kuvend në momenti që do t’i shkojë për dekretim.

“Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë”, tha Meta.

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës.

Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë.

Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne.

Kryeministri nga foltorja e Kuvendit u shpreh i sigurt se ky ligj do te kalonte pa kundershtim duke sulmuar dhe gazetaret.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY