VIDEO/”Nuk ankohem për shpifjet ndaj meje, gruas..”, Rama-gazetarëve që protestojnë: Turmë që...

VIDEO/”Nuk ankohem për shpifjet ndaj meje, gruas..”, Rama-gazetarëve që protestojnë: Turmë që nuk lexon

80
0
Shares

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk ka lene pa thënë dy fjalë dhe per paketen anti-shpifje e cila pritet të kalohet me votim në Parlament.

Rama sulmoi gazetarët duke thënë se gazetarët janë shkelës të të drejtave të njeriut.

Gjithë kjo punë e bërë, gjithë entuziazmi ynë për një ligj që i referohet këtyre shteteve ndeshi në pengesën e BE dhe OSBE, KiE në formën e një fjalie: Mos ju referoni këtyre shteteve sepse i kanë ligjet e ashpra. Nëse ligji gjerman do të kishte subjekte ata që janë të dera e parlamentit ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar detyrimet si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ata janë shkelës së të drejtave të njeriut”,-u shpreh Rama.

Mes te tjerave, me nje ton të nxehur, Kryeministri u perpoq te sillte legjislacionet e vendeve të tjera, për të argumentuar.

Sipas një raporti të OSBE-së, ¾ e shteteve anëtare, fyerja dhe shpifja janë vepra penale, në 28 shtete të BE-së ka tre qasje ndaj fyerjes dhe ndaj shpifje, 20 shtete parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale që dënohet me burg, 5 shtete e rregullojnë me pasojat e tyre në legjislacionin civil, dhe Anglia zbaton gjobën më të lartë që shkon deri në 200 mijë sterlina, dhe 3 shtete e parashikojnë fyerjen penale vetëm me gjobë.

Legjislacioni më i ashpër për shpifjen dhe fyerjen në BE, është i Gjermanisë, dhe rastësoisht është vendi që ka më pak raste të shpifjes dhe të fyerjes.  Në tetor të 2018-tës për shkak të rritjes së rrjeteve sociale, direktiva e BE-së është unifikuar dhe në Republikën e Shqipërisë. Vijmë te ne, gjithë kjo punë e bërë për të analizuyar shtetet e BE-së, gjithë entuziasmi ynë për të bërë një shtet që iu përshtatet këtyre shteteve, ndeshi fillimisht në rezistencën dhe nga vetë përfaqësuesit e BE-së”, u shpreh mes të tjerave Rama në Kuvend.

Sot në Kuvend – RINDËRTIMI PRIORITETI I PRIORITETEVE, ndërsa “Antishpifja” një domosdoshmëri për të garantuar të drejtat e individit dhe mundësinë për të reaguar ligjërisht ndaj cënimit publik të dinjitetit personal apo shantazhit për shkak të detyrës ose sipërmarrjes në treg, pa cënuar aspak lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e burimeve të informimit.

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 18 décembre 2019

Më tej ai u shpreh:

Nuk po ju flas as për veten dhe familjen time, as për nënën time, as për vajzën tonë, as për djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, as për familjarët e Taulant Ballës. Po flas për ata, që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre. Kjo paketë është konsultuar një vit rresht. Kam patur komunikim edhe me KE dhe ju kam thënë nuk e keni lexuar ligjin. I kam thënë jeni nën presion nga organizatat. Cilas organizata? Si organizatat e Mero Bazes, që e përdor dhe Mero kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje“.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY