EMRI/Nipi e kërkonte pasi u zhduk papritmas, gjendet i vdekur i moshuari

EMRI/Nipi e kërkonte pasi u zhduk papritmas, gjendet i vdekur i moshuari

88
0
Shares

Një 73-vjeçar është gjetur pa jetë ditën e sotme pranë përroit të fshatit Zhulat. Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim Pula, i datëlindjes 1946, i cili qe shpallur i humbur që dje nga nipi i tij.

Ky i fundit kishte bërë një kallëzim pasi daja i tij nuk ishte kthyer më në banesë që prej orës 15:00. Pas kallëzimit, forcat e policisë në Gjirokastër u vunë menjëherë në lëvizje dhe nga vëzhgimet e bëra me dron, trupi i 73-vjeçarit u pikas pranë përroit.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet të jetë i vdekur, ndërsa forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY