Vrasja e Indrit Çelaj, Albano Kusi kërkon t’iu shpëtojë akuzave: Isha me...

Vrasja e Indrit Çelaj, Albano Kusi kërkon t’iu shpëtojë akuzave: Isha me të dashurën te Brryli kur ndodhi krimi

135
0
Shares

Gjykata Penale e Tiranës ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Albano Kusin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj.

Masa e sigurisë “arrest me burg” për Albano Kusin është caktuar që më parë, në mungesë nga Gjykata Penale e Tiranës për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetën”, ndërsa pas dorëzimit të tij në Polici, Prokuroria e Tiranës kërkon rikonfirmimin e kësaj mase.

Ndërkohë avokati Ilir Murati u shpreh se ka prova që ai nuk ka qenë te “Muhamet Gjollesha” në vilën ku është kryer vrasja.

“Albano ka shkuar më pas vetëm ka parë objektin, dhe këto element nuk përbëjnë vepër penale. Nuk ka asnjë element për të provuar se ka fshehur të vërtetën. Nuk mund të mbahet në burg, dhe ju duhet ta shihni ligjin qartë dhe të lironi nga masa “arrest me burg”. Vetëm në Shqipëri dënohen njerëzit kolektivisht”,-ka argumentuar ai.

Nderkohë Albano Kusi eshte mesuar te thotë:Kam dëshmitare të dashurën që gjatë kohës së vrasjes unë kam qenë në zonën e Brrylit.

Griseldo dhe Albano Kusi u shpallën në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mesditën e 22 gushtit, ku i riu Çelaj u qëllua me plumb në kokë, ndërsa punonte në objektin në rikonstruksion në montimin e kondicionerëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY