Grupi Bajri kallëzim penal për gjyqtaren, çfarë thuhet në kërkesën e tyre

Grupi Bajri kallëzim penal për gjyqtaren, çfarë thuhet në kërkesën e tyre

280
0
Shares

Katër anëtarë të grupit ‘Bajri”, Safet Rustemi (Bajri), Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali, kanë depozituar një kallëzim penal për gjyqtaren Ilirjana Olldashi, e cila vendosi për ta tre javë më parë të jepte sërish masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në kërkesën e tyre thuhet se gjyqtarja ka shpërdoruar detyrën, pasi sipas tyre, ende nuk është zbardhur vendimi, sepse u lanë në burg. Bajrajt pretendojnë se gjykata dhe prokuroria kërkojnë që t’i mbajnë në burg me çdo kusht.

Më 22 nëntor skadoi në gjykatë masa e sigurisë e caktuar një vit më parë, por prokuroria ka ngritur akuza të reja për Bajrajt, që janë ato të gjobëvënies dhe ndikimit të paligjshëm, pas zbulimit të skandalit në spitalin e Shkodrës, ku rezultonte se Behar Bajri ushtroi ndikim duke punësuar mikeshën e tij, Jorida Murati.

Prokuroria kërkoi 10 masa të reja arresti me burg për 10 persona, por vetëm 7 u aprovuan nga gjykata, njëra prej tyre për Sirjan Alijan, i cili është ende në kërkim. Burg u caktua për Behar Bajrin, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin ndërsa në “arrest shtëpie” u la Jorida Muratin. Jorida Murati, merrte pagën si infermiere në spitalin e Shkodrës, pa punuar asnjë ditë.

Grupi Bajri u godit më 21 shtator 2018, bashkë me Safet Bajri (Rustemi). Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY