Elvana Gjata ka reaguar së fundmi duke treguar dhe pak nga koreografia e saj për natën e parë të festivalit të RTSH. E cilësuar si fituesja, Elvana paska një lidhje të fortë me këngën dhe kete e tregoi gjatë intervistës për Aperi Fest drejtuar nga Eni Shehu.
“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”, ka thënë këngëtarja, duke shprehur kështu gjithë dashurinë e mundshme për këtë krijim.
Siç ka theksuar dhe vetë ajo, “Me Tana” është një këngë shumë e shtrenjtë për të. Për sa i përket koreografisë, janë bashkuar tre valle në një: vallja e jugut, Shqipërisë së mesme dhe e veriut. Të gjitha këto, ndërthurur me elemente moderne.
Ndërsa, Aalbi Nako ka bërë të qartë se çdo lëvizje është menduar në atë mënyrë, që Elvana të mos ketë probleme me zërin gjatë performancës. Madje, shumë pjesë të kërcimit do ta ndihmojnë këngëtaren në rregullimin e frymëmarrjes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/