Arrestohen 3 punonjës të administratës shtetërore, çfarë u zbulua pas kontrolleve në...

Arrestohen 3 punonjës të administratës shtetërore, çfarë u zbulua pas kontrolleve në Velipojë

137
0
Shares

Policia njofton se ka vënë në pranga 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”. Refik Zagani, Vesel Tusha, Palë Keçi janë 3 punonjësit. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 7 shtetas për “Pushtim toke”.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si edhe të shpërdorimit të detyrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit policor “BREGDET I PASTER”, bënë ndalimin për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të shtetasve:

• R. Z., 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.
• V. T., 56 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura.
• P. K., 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit: Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër”,-njofton policia.

Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.

Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY