“Mos kruhen me qeverinë”, Ish-ministri: Dy qëllime pse po ndodh beteja me...

“Mos kruhen me qeverinë”, Ish-ministri: Dy qëllime pse po ndodh beteja me portalet dhe me rrjetet sociale

87
0
Shares

Sipas këndvështrimit të ish-ministrit Ylli Manjanit, beteja me portalet dhe me rrjetet sociale ka dy qëllime: Së pari të rikthejë tregun e reklamave vetëm tek televizionet.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Manjani pohon se është fakt që sasia e reklamave në treg është njësoj ose më e rrudhur se ç’ka qenë edhe para portaleve dhe masivizimit të rrjeteve sociale.

Së dyti, sipas tij, e gjitha behet që t’i japë një pozitë dominante, sunduese fare, qeverisë që të përhapë propagandën për të fshehur realitetin.

Natyrisht ndonjë goditje apo arrestim i bujshëm për përhapje paniku apo Fake News, bëhet e do bëhet për të krijuar klimën e sundimit, më shumë sesa për të ndëshkuar të arrestuarit e lirisë së shprehjes. Qëllimi është që të ngulin mirë në mendje njerëzve që të “mos krruhen me qeverinë”… Fiks llogjika e sunduesve komunistë me agjitacionin e propagandën”,-shkruan Manjani.

Më tej ai vijon duke thene se të dyja këto qëllime bien ndesh me interesin e shoqërisë demokratike për sundimin e lirisë së shprehjes, sipas nenit 10 të Konventës Europiane dhe Kushtetutës së Republikës.

“Ndaj, nuk mendoj se shoqërisë do tja garantojë lirinë e shprehjes protesta e medias. Media jonë në tërësinë e saj nuk është pushtet i pavarur që të jetë në anën e shoqërisë. Përkundrazi ajo është në anën e qeverisë.Qëllimi i saj është reklama, jo fjala e lirë. Nuk dua të përfshi gazetarët në këtë arsyetim, për aq sa ata janë në anën e lirisë së shprehjes”,-mbyll argumentin e tij Manjani.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY