FOTO/Instalohet tek Kepi i Rodonit pajisja e re për tërmetet, sizmiologu jep...

FOTO/Instalohet tek Kepi i Rodonit pajisja e re për tërmetet, sizmiologu jep 3 këshillat: Ka qetësi pas lëkundjeve të forta

187
0
Shares

Interesi i qytetarëve lidhur me tërmetet vijon të jetë i madh dhe detyra kryesore e mediave mbetet të informojë sa me shume lidhur me studime, vëzhgime dhe këshilla për t’i siguruar dhe për ndërtesat.

Artan Shkreli, ka publikuar në profilin e tij një status ku informon për vendosjen e (vonuar) te pajisjes për matjen e tërmetit dhe vleresimit të goditjeve të saj.

Kjo pajisje eshte instaluar tek Kepi i Rodonit, me ndihmen gjermane, ku do të regjistrohen lekundjet në kete zonë sizmike.

“Instituti i Gjeoshkencave ne Shqiperi, IGJEUM, ne bashkepunim me nje grup ekspertesh gjermane, instalon ne Kepin e Rodonit pajisjen per matjen e sizmes se termeteve eventuale (qe historikisht e kane troshitur rajonin e vecanerisht zonen)”,-shkruan Shkreli.

R O D O N . – . S I Z M I K A…Instituti i Gjeoshkencave ne Shqiperi, IGJEUM, ne bashkepunim me nje grup ekspertesh…

Publiée par Artan Shkreli sur Dimanche 15 décembre 2019

Ndërkohë, ditën e sotme, sizmiologu grek, Efthymios Lekkas ka folur dhe për tërmetet ne Shqiperi, duke e cilesuar tërmetin e fundit, si te pazakonte, por një fenomen që nuk paraqet rrezik me vone. Këshilla e tij lidhet me aspekte teknike dhe jo vetëm.

Fillimisht duhet të ngrihet një sistem vëzhgimi i tërmeteve me regjistrues tërmetesh dhe pajisje më të shpejta regjistrimi. Së dyti, duhet të ndryshojnë dhe të rinovohen rregullat antisizmike në ndërtim dhe kërkohet gjithashtu më shumë kontrolle në ndërtim. Në fund, duhet të ketë një edukim më të mirë, jo vetëm për teknikët dhe inxhinierët, por dhe për publikun që të kenë njohuri më të mira për tërmetet dhe të marrin masat që duhen në raste tërmetesh”,-shprehet ai, ndërsa shton se  gjasat për një tërmet të tretë të fuqishëm janë shumë të pakta, pasi energjia e çliruar nga paslëkundjet ka qenë normale.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY