Rudina Hajdari e shqetësuar për paketën anti-shpifje: Kryeministër, po ‘ramizon’ vendin si...

Rudina Hajdari e shqetësuar për paketën anti-shpifje: Kryeministër, po ‘ramizon’ vendin si Putini dhe Erdogani

98
0
Shares

Një reagim ka patur dhe deputetja Rudina Hajdari e cila i eshte bashkuar zërave kritike për paketën anti-shpifje, te cilen sot komisioni i Ligjeve e miratoi dhe e dërgoi për miratim në Kuvend.

Me një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Hajdari ka akuzuar Ramën se po synon të “ramizojë” vendin nën shembullin e Putinit në Rusi dhe Erdoganit në Turqi, duke mbytur fjalën e lirë dhe gjithë mendimet kundër tij.

I bëj thirrje qeverisë dhe Ramës të ndalojë degradimin e reformës në drejtësi, të lërë që ajo të marrë udhë të pakthyeshme dhe të mos ndërmarrë këto iniciativa. Për Amendimet në ligjin për mediat të merren parasysh rekomandimet e OSBE, në draftin e riparë këto nuk janë marrë parasysh. Para seancës plenare të enjten, qeveria të tërheqë paketën antishpifje, jemi para kryesimit të SOBE dhe nuk duhet të jemi në këtë pozicion ku ti dobësojmë rolin vendit, duhet ti tregojmë partnerëve që jemi në gjendje ti dëgjojmë ata kur bëhet fjalë për proceset integruese dhe demokratike”- tha ajo.

Sipas saj, duhet të ndalim me urgjencë ‘proceset që po çojnë ne ramizimin e Shqipërisë, model si në Turqi, apo Rusi, putinizëm, erdoganizëm apo raminizëm që do të bëjë ai në vend. Të reflektojë dhe të tërheqë këtë paketë, Rama të tërheqë këtë paketë dhe të marrë parasysh opinionet e OSBE dhe BE, që janë në opinione konkrete”– tha ajo.

Ajo akuzoi gjithashtu Ramen se e ka kthyer opozitën në spektatore dhe vazhdon të abuzojë me pushtetin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY