Gjykata e Kasacionit e BE: Gjobë ose 3 vjet burg për ata...

Gjykata e Kasacionit e BE: Gjobë ose 3 vjet burg për ata që tradhtojnë partnerin

77
0
Shares

Vjen direkt nga BE, ligji sipas të cilit “tradhtia e partnerit do të konsiderohet krim dhe do të dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burg në rast të përsëritjes”. Vendimi është marrë nga Gjykata e Kasacionit Europian që konsiderohet tashmë një direktivë për të gjitha vendet anëtare. Vendimi është marrë me synim për të forcuar familjen tradicionale dhe për të mos lejuar fenomenet e çuditshme të krijimit të “trekëndëshave të tradhtisë”.
Gjykatësi gjerman Alvior Porfischeich, autor i këtij ligji është shprehur…
“Më duket e drejtë që të rregullojmë pak këtë xhungël që po kalon shoqëria jonë. Nuk mund të lejojmë që familja, bërthama e shoqërisë së kontinentit tonë të mbrohet me çdo kusht. Përqindja e divorceve është mjaft e lartë dhe ka lindur nevoja që të merren masa serioze për të ndaluar këtë fenomen që gërryen shoqërinë tonë. Martesa është dhe duhet të mbetet një kontratë që duhet respektuar me çdo forcë. Nëse nuk kuptohet kjo është e kotë që të bisedojmë. Kush e dhunon këtë kontratë me vetëdije duhet të ndëshkohet. Na vjen keq për pasojat që sjell ky ligj, por nuk mund të bëjmë ndryshe në këtë situatë”.
Është një vendim i fortë që ka për tu diskutuar gjatë në muajt dhe vitet e ardhshme, por që ka nisur të përshëndetet menjëherë nga ata që janë tradhtuar nga partnerët gjatë viteve të kaluara. Ka edhe nga ata që kanë nisur të kontaktojnë avokatët për të nisur proceset ndaj partnerëve. A do ta aplikojë Shqipëria këtë ligj. Mbetet për të parë. /Lapsi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY