SKANDAL/ Një ndërtim i lartë në qendër të Urës Vajgurore “po ia...

SKANDAL/ Një ndërtim i lartë në qendër të Urës Vajgurore “po ia merr frymën” ndërtesave pranë

83
0
Shares

Image Gallery

muv

Denoncimi qytetarit

Një banor i Urës Vajgurore, denoncon një ndërtim të lartë në qendër të kësaj qyteze.
Sipas tij, ndërtimi, përpos se është pa leje, por edhe ngjitur me pronën e tij.
Banori i cili ka dërguar edhe këto foto, denoncon edhe një fakt, sipas të cilit ndërsa atij nuk i dhanë leje për një shtesë në pronën e tij, ndërtuesi i kësaj godine ka paguar 15 milionë lekë që drejtori i Urbanistikës dhe kryebashkiakja ta lejojnë këtë ndërtesë, për të cilën ai pretendon se është pa leje.
“Jam një banor nga Ura Vajgurore dhe ngre ankesën për ndërtesën e madhe që po bëhet pa leje në mes të qytetit tonë, ngjitur me pallatin 5-katësh, përballë lokalit “Çobo”. Objekti im është afër me këtë dhe s’ka mbajtur asnjë distancë që duhet sipas ligjit dhe rregullave. Ata thonë se ndërtesa do jetë me shumë kate dhe shkova në bashki te Urbanistika ku më thanë se nuk dinë gjë për këtë ndërtim. Aty pranë rrugës kam parë inspektorin e bashkisë dhe policë me drejtorin e urbanistikës. Ata dinë po nuk thonë gjë. Kam dëgjuar që kanë paguar 15 milionë lekë që drejtori dhe kryetarja ta lejojnë këtë ndërtesë pa leje. Ata kanë paguar dhe policët. Unë jam shumë i revoltuar se më kanë bërë presion që të mos rregulloj pa leje dhe nuk më kanë dhënë leje për shtesë dhe më thonë se nuk ka plan qyteti i Urës Vajgurore”, denoncon qytetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY