Vodhi 10 milion lekë në kompani, deklaroi se e grabitën, si i...

Vodhi 10 milion lekë në kompani, deklaroi se e grabitën, si i zbulua mashtrimi i 44-vjeçarit në Berat

111
0
Shares

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Berat. Një 44-vjeçar ka vjedhur përmes mashtrimit rreth 10 milionë lekë të vjetra, por është arrestuar nga policia, e cila i ka zbuluar dhe shumën e parave në banesë.

Në pranga ka rënë shtetasi Gentjan Mahmutaj, punëtor i një kompanie që tregton xhama në Berat.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G.M, 44 vjeç, banues në lagjen Kushtrim. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur shumën prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e shtetasit R.K. Shuma prej 1 milion lekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY