Në prag të festave të fundvitit, policia ndalon shitjen e kapsollave dhe...

Në prag të festave të fundvitit, policia ndalon shitjen e kapsollave dhe fishekzjarreve

198
0
Shares

Në prag të festave të fundvitit, policia ka shtuar masat për parandalimin e  hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat konsistojnë  në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit , magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë zbatimin e disa detyra shtese të cilat konsistojnë në:

Ushtrimin e  kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit  të subjekteve  të licencuar  dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse  tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikujt të lejuar e të ndaluar”

Kontrollin për magazinimin dhe  tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve , në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen  dhe vënien para përgjegjësisë ligjore  të personave  që shkelin rregullat  e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Shërbimet e kontrollit të territorit, duke filluar nga Ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullat e Përgjithshme, Ndihmës Specialistët për kontrollin e armëve, të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë dhe në rast  të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentim dhe bllokimin e tyre.

Strukturat vendore të Policisë  të hartojnë dhe zbatojnë plane inspektimi të përbashkëta  me Shërbimin  e Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara.

Si rezultat i kontrolle të pandërprera, muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A,është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin  jane  kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY