Historia e shtëpisë që përçau familjen Makri dhe shkarkoi kryegjyqtarin e Gjirokastrës

Historia e shtëpisë që përçau familjen Makri dhe shkarkoi kryegjyqtarin e Gjirokastrës

167
0
Shares

Sipas të dhënave mësohet se gruaja që publikoi incizimin e kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Rudina Islamaj ka hapur proces gjyqësor për të përfituar në pronën e përbashkët që ka pasur me bashkëshortin e saj dhe njëherësh babanë e dy fëmijëve, shkruan gazeta shekulli. Gruaja në gjykatë ka kërkuar t`i njihet pronësia për shkak të dy fëmijëve dhe çështja ka përfunduar në disfavorin e saj edhe pse nuk dihet nëse kryegjyqtari ka ndikuar që gruaja të mos fitonte atë çështje dhe deri më tani nuk është provuar. Tashmë i duhet KLD-së të punojë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka vepruar gjyqtari ndërkohë që ende nuk dihet se sa procese gjyqësore janë të hapura në atë familje për çështje pronësie dhe dhune. Kështu në “Shihemi në gjyq”, Merushe Makri tregoi se ish-nusja e djalit, ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të Gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. Gruaja e moshuar tregon se si nusja me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Po ashtu mësohet se ajo mori urdhër mbrojtje dhe madje kishte ngritur padi për ushtrim dhune edhe ndaj ish-vjehrrës. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjykatës, u saktësua se krejt papritur nusja e fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit. “Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit”.

Në gjykatë, Rudina Islamaj ka kërkuar të shpallë të pavlefshme kontratën fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit bërë vite më parë. Por, për këtë padi ish-vjehrra e ka kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së nuses. Për këtë fakt, 38-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Gjykatës, Guximtar Boçi, për ta ndihmuar. Sipas dëshmisë së saj, kryetari veç orientimit për të paguar lekë, i ka kërkuar edhe favore seksuale në çdo takim. Ajo ka thënë se pas vendimit të shkallës së parë të gjyqtares Blerta Çibuku, e cila është shprehur në favor të ish-vjehrrës së dëmtuar, ajo kishte vendosur të regjistronte bisedat gjatë takimeve. Para hetuesve nëna e dy fëmijëve, ka treguar se biseda është regjistruar kur dosja ndodhej në Gjykatën e Apelit, ku Boçi kërkonte vazhdimisht favore seksuale që ta ndihmonte. Më pas, edhe Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë ish-vjehrrës duke bërë që e dëmtuara të shpresonte në vendimin e gjykatës së Lartë. Në qershor të këtij viti, në dhomën e Këshillimit tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kishin vendos mos pranimin e ankimit të bërë nga e dëmtuara edhe pse Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës ia kishte marrë përsipër për ta ndihmuar. Por pas këtij vendimi, nëna e 2 fëmijëve kishte mbetur pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët, duke bërë që të kërkoi ndihmë pranë tek emisioni “STOP” për të publikuar audio-përgjimet dhe kërcënimet e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, ndaj të cilit kanë nisur hetimet dhe është pezulluar nga detyra. Rudina mësohet se ua ka bërë të qartë hetuesve se kishte vendosur të ndërmerrte hapin e publikimit të gjithë incizimeve pikërisht në kohën kur ajo pa që nuk do t`i jepej as pension për fëmijët jo më shtëpi. Do të jenë Krimet e Rënda që do të hedhin dritë mbi gjithçka ka ndodhur në atë çështje ku janë të implikuar jo pak persona, deri te gjyqtari që do të drejtonte trupën në Apel!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY