Zhupa siguron dokumentat: Tetova dhe Mitrovica dhuruan paratë e zbukurimeve për banorët,...

Zhupa siguron dokumentat: Tetova dhe Mitrovica dhuruan paratë e zbukurimeve për banorët, Durrësi 42 mijë euro për festa

137
0
Shares

Kanë qënë të shumta shqiptaret ne trevat te cilat jane pergjigjur dhe solidarizuar pafund pas tërmetit të 26-Nëntorit. Jo vetëm kaq, por dhe shtetet e rajonit i kanë ardhur në ndihmë Shqiperise, duke dhuruar ndihma ekonomike dhe ekspertize.

Mësohet se dhe Mitrovica dhe Tetova vendosën të mos kishin dekor festash dhe paratë ia dhuruan Shqipërisë për ndihma për të prekur nga tërmeti. Kjo i ka rene ne sy zëdhënëses së PD, Ina Zhupa e cila bën krahasimin me qytetin e Durrësit, ku për zbukurimin e qytetit të Durrësit janë harxhuar 42 mijë euro

Në një postim në “Facebook”, Zhupa publikon deklaratën e kryetares së bashkisë së Tetovës për vendimin e marrë dhe dokumentin e prokurorimit për dekorin e qytetit të Durrësit.

Sipas saj Tirana që ka edhe fondin më të madh të shpenzimeve për zbukurimet e festave, por edhe Durrësi e Lezha kanë shpenzuar miliona lekë për dekor, ndërkohë që banorët janë jashtë pa strehë, pa ushqime, edhe të pasigurt se çfarë do ndodhi me ta.

POSTIMI I PLOTË
Standardi rilindas: Zbukurojnë qytetin e Durrësit 42 mijë euro për festa, kur njerëzit janë akoma rrugëve pa siguri, pa strehim! Ndërkohë Tetova na dhuroi 25 mijë eurot e dekorit të saj festiv për qytetaret e Durrësit!

Mitrovica dhe Tetova vendosën të mos kishin dekor festash këtë vit sepse paratë e parashikuara për zbukurimin e qyteteve ia kanë kaluar Shqipërisë për ndihma për të prekurit nga tërmeti. Tetova dhuroi 25 mijë eurot e dedikuara për dekorin festiv.
Ndërsa Tirana që ka edhe fondin më të madh të shpenzimeve për zbukurimet e festave, por edhe Durrësi e Lezha kanë shpenzuar miliona lekë për dekor. Ndërkohë që banorët janë jashtë pa strehë, pa ushqime, edhe të pasigurt se çfarë do ndodhi me ta. Durrësi qyteti edhe më i prekur nga tërmeti, me humbje tragjike jetësh njerëzish harxhon 42 mijë euro për dekor zbukurimesh në qytet.

Qeveria është e gatshme që të lërë pa shpërblim pensionistët që mezi shtyjnë muajin por jo dritat edhe yjet e qyteteve! Sepse për rilindasit e emëruar në krye të bashkive edhe për qeverinë dukja se gjithçka është në rregull është më e rëndësishme se realiteti i mjerueshëm që po përjetojnë shqiptarët!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY