FOTO/Para drejtësisë dhe pronarët e hoteleve në Durrës që u shembën nga...

FOTO/Para drejtësisë dhe pronarët e hoteleve në Durrës që u shembën nga tërmeti, emrat e personave të arrestuar

549
0
Shares

Mes të arrestuarëve për ndërtimet që sollën viktima në Durrës janë edhe pronarët e hotelit “Vila Palma”, i cili u shemb plotesisht nga tërmeti duke zënë nën të Sadik dhe Klajdi Qaton.

Për fat të mirë, Klajdi ia doli,ndërsa Sadiku u nxorr pa jetë. Të arrestuar janë pikërisht Arben dhe Dëshira Qato për shkak se është konstatuar se ata kanë ndërtuar dy kate pa leje nga gjashtë kate që kishte lejen, gjë e cila sipas ekspertëve dyshohet se solli edhe shkatërrimin e godinës.

Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

Gjithashtu, Artur Terziu, pronari i Hotel Barons është arrestuar nga prokuroria, pasi akuzohet se ka holluar muret dhe bazamentin e pallatit, për të përftuar hapësirë për ambientet e biznesit të tij. Terziu është pronari i hotelit që ndodhej në strukturën e pallatit që u shemb në Durrës.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe pronarit të një tjetër hoteli i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai është Ruzhdi Xheka pronari i hotel ‘Mira Mare’ në Durrës, i cili nga dy kate që e kishte hotelin e dërgoi në gjashtë kate.

Sipas burimeve, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY