Atentati ndaj 23-vjeçarit, pistat ku po hetohet, 1 vit më parë viktimës...

Atentati ndaj 23-vjeçarit, pistat ku po hetohet, 1 vit më parë viktimës iu ekzekutua djali i hallës

103
0
Shares

10 persona jane shoqeruar deri tani nga policia per te zbardhur ngjarjen e ndodhur nje nate me pare ku mbeti i vrare 23 vjecari Andi Zylyfi ndërsa u plagos rëndë Ardit Uruçi, 21 vjeç, shok i viktimës.

Operacioni per kapjen e autoreve eshte drejtuar nga drejtori i Poliocise Ardi Veliu i cili ka mberritur mbremjen e djeshme ne Elbasan pas vrasjes.

Policia ka nisur hetimet ne dy pista. Ate te larjes se hesapeve mes bandash te cilat zanafillen e kane ne Itali aty ku edhe viktima ishte emigrant por edhe pista e babait te tij i cili eshte gardian në burgun e Peqinit.

Të shoqëruarit po pyeten për të zbardhur detaje që mund të ndihmojnë hetimet për të identifikuar autorët.

Viktimës Zylyfi rreth një vit më parë iu ekzekutua në të njëjtat rrethana djali i hallës dhe dy miqtë e tij pothuajse në të njëjtën orë po me kallashnikov. Mënyra e organizimit dhe e ekzekutimit të 23-vjeçarit Zylyfi shumë e ngjashme me ngjarjen e fundvitit të kaluar te Rrethrrotullimi i Bradasheshit ku u ekzekutuan tre persona.

Mësohet se viktima Andi Zylyfi ka lidhje familjare me Endrit Alibej e Arben Dylgjern, të cilët mbetën të vrarë në një atentat më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në Bradashesh të Elbasanit bashkë me shtetasin turk Erdal Duranay.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY