DETAJE/ Shpërthimi pranë Prokurorisë, shoqërohet ish-bashkëshorti i pronares së makinës

DETAJE/ Shpërthimi pranë Prokurorisë, shoqërohet ish-bashkëshorti i pronares së makinës

51
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ditë pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në një veturë tip “Smart”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Policia ka shoqëruar ish-bashkëshortin e pronares së automjetit.
Një konflikt me këtë të fundit është edhe pista kryesore e hetimit të policisë, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë ngatërrese në objektiv.
Bruna Aliaj, rreth 50 vjeçe, ka një biznes rrobash në zonën e ish-tregut elektrik në Tiranë.
Para disa vitesh ajo mësohet se është divorcuar me bashkëshortin dhe jetonte me dy fëmijët, të cilët janë zhvendosur jashtë vendit.
Për këtë shkak gjatë natës, policia shoqëroi ish-bashkëshortin. Por gjatë pyetjes ai mësohet të ketë mohuar lidhjen me ngjarjen.
Policia konstatoi se vetura është dëmtuar në pjesën gomës pasme dhe pranë bagazhit të saj. Nisur nga këto rrethana, policia dyshohet se lënda plasëse mund të jetë aktivizuar me fitil zjarr përcjellës dhe se është hedhur me dorë nga një person që mund të jetë larguar me shpejtësi.
Pjesë e hetimit do të jenë dhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës, që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY