Zbulohen detaje të tjera, 18 urdhër-ndalime për tërmetin, mes tyre ish-drejtori i...

Zbulohen detaje të tjera, 18 urdhër-ndalime për tërmetin, mes tyre ish-drejtori i ALUIZNI-t dhe socialisti i njohur në Durrës

119
0
Shares

Prokuroria e Durresit, pas 3 javësh nga tërmeti, ka filluar të vihet në aksion duke përgatitur urdhër-arrestet e para.

Burime zyrtare konfirmojnë se fletëarrestet e lëshuara lidhen me objektet që shkaktuan viktima nga tërmeti i 26 nëntorit.

Fletëarrestet janë lëshuar për personat që dyshohet se kanë lidhje me legalizimin apo certifikimin e objekteve që janë rrëzuar nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

“Bëhet fjalë për ish drejtorë ALUIZNI, inxhinierë e topografë të cilët janë pjesë e legalizimit të godinave që u shembën dhe morën jetë më 26 nëntor 2019”,-thonë burimet.

Mes tyre dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë. Kujtojmë se Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, ndërkohë që Arben Isaku, ish drejtori i legalizimeve, tashmë është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.

Ndërkohë me heret raportuam se te ndaluar janë dhe drejtori i Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtori Kujtim Hasa. Po ashtu, të shoqëruar janë edhe Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.

vijon..

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY