FOTO/Panorama e bizneseve këtë fundvit, ish-deputetja: Vuajnë krizën, qeveria punon për oligarkët

FOTO/Panorama e bizneseve këtë fundvit, ish-deputetja: Vuajnë krizën, qeveria punon për oligarkët

88
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka inspektuar nga afër bizneset ne kryeqytet, nga ku ka kuptuar vështirësitë e tyre per te mbyllur vitin apo dhe per te mbijetuar.

Siç tregon ish-deputetja, këto biznese nuk kishin mundësi të mbanin kostot e qerasë dhe taksave por që do u duhet të paguajnë kostot e të ashtuquajturit “fiskalizim”.

Tabaku shton se kriza që bizneset ndjejnë mbi kurriz bëhet më e rëndë si pasojë e rënies së konsumit dhe blerjeve.

Bizneset vazhdojnë të vuajnë qeverisjen e keqe të Ramës dhe kësaj mazhorance. Ata vuajnë krizën e shkaktuar nga taksat e larta, mungesa e konsumit, gjendja e mjerueshme e qytetarëve dhe abuzimeve të administratës tatimore. Vendi është në kufirin e fundit për shkak të politikave të këqija, në pragun e një depresioni dhe dimri të ftohtë.

Sot bashkë me Oriolën, Mateon dhe Andian vizituam disa prej tyre në Rrugën e Dibrës, shumica nuk kishin mundësi të mbanin kostot e qerasë dhe taksave por që do u duhet të paguajnë kostot e të ashtuquajturit “fiskalizim”. Të dënuar t’i rrisin kostot e një programi kompjuterik, së paku një firme dixhitale, një printeri fiskal ato do të paguajnë nga xhepi i tyre së paku 1 mijë euro shtesë.

Sakaq, kriza që ato ndjejnë mbi kurriz bëhet më e rëndë si pasojë e rënies së konsumit dhe blerjeve. Dimri i madh tanimë do rëndojë mbi xhepat e tyre për shkak të makutërisë së qeverisë, keqpërdorimit të taksave dhe abuzimeve me politikat fiskale. Oferta jonë për taksa të ulëta, politikë administrative në favor të biznesit dhe shpëtim nga kriza që po robëron dhe zbras Shqipërinë u dëgjua me dëshirë. Tashmë edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë, kjo qeveri nuk punon për bizneset por për oligarkët”,-shkruan ish-deputetja bashkangjitur fotove.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY