Një ditë pasi gazetari Telnis Skuqi akuzoi show-juristen Eni Cobani për kërcënim ka qenë kjo e fundit që ka hedhur poshtë akuzën e gazetarit.
E kontaktuar nga juguneës.net, juristja e njohur e ekranit Eni Cobani thotë se nuk ka qenë ajo që ka kontaktuar me gazetarin i cili i doli në mbrojtje gjyqtarit të Gjirokastrës pas publikimit të skandalit seksual.
“Nuk e njoh dhe as nuk kam kontaktuar ndonjehere me personin ne fjale”-eshte shprehur per juguneës.net zonja Cobani.
Sipas saj, “Eshtë shumë i turpshëm ky deklarim dhe përdorimi i emrit tim në të tilla deklarata krejtësisht të papërgjegjshme”.
Nga ana tjetër, ajo ka kërkuar nga gazetari Skuqi, të tërheqë mbrapsht deklaratën e bërë, pasi në të kundërt, do të përballet me drejtësine për shpifje dhe cenim të figurës.
Por gazetari Skuqi ka publikuar edhe tablatin e bisedës. Telefonata sipas tabulatit, është rregjistruar në orën 15:39 minuta të ditës së sotme dhe ka zgjatur 1 min e 18 sekonda.
Postimi i Skuqit:
“Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), per kete fakt nuk merakosem shume, por me cuditi guximi i saj, madje thashe me vete “Ku e ka mesuar kete zanat, qe guxon të telefonoj nje gazetar dhe e kercenon hapur se do ta zhduk ate dhe familjen e tij”.
Eja gjeje kete guxim Enit, mos te mesoj Saimiri i Puneve te Brendshme?!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/