Ndërsa Edi Rama po zhvillonte një bisedë me banorët në Skrapar një prej tyre u ankua për kryetarin e bashkisë lidhur me privatizimin një banese publike.
Kryeministri nuk premtoi se do të merrej me hallin e tij por i kërkoi banorit nga Skrapari që ta zgjidhte problemin me pushtetin lokal. “Me inatin e skraparlinjve nuk hahem dot se inatin tuaj nuk ka njeri ta mundë”, tha Rama. “Plagosuni por mos asgjësoni njëri-tjetrin”, tha ai.
Ndërkohë një tjetër banor i tha Ramës se ishte një socialist i vendosur që në vitin 1945. “Kam qenë socialist që në vitin 1945, dhe i vendosur deri tani në 2016”. Rama i ndërhyri duke i sqaruar se në 45 nuk quhesh socialist por një emër tjetër. “Ke qenë komunist”, i tha Kryeministri. “Socialistët me komunizmin aty po venë”, iu përgjigj banori i Corovodës. droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/