Deputetja Elmazi: PD të largojë opozitarët që “flirtojnë” me pushtetin

Deputetja Elmazi: PD të largojë opozitarët që “flirtojnë” me pushtetin

148
0
Shares

Deputetja Liljana Elmazi deklaron se ata që flitojnë me pushtetin nga oborri i PD e dëmtojnë opozitën dhe dueht të largohen. Deputetja e Vlorës nuk flet për emra gjatë një intervistë për Koha Jonë, megjithëse le të të kuptohet se bëhet fjalë për ish-zyrtarë të qeverisë së PD.

Dje, një status i deputetes demokrate, Liljana Elmazi, në portale u cilësua si shpërthim. Kjo pasi, znj.Elmazi shprehu hapur mendimin se PD-ja jo vetëm nuk është në ditët e saj më të mira, por se brenda saj ka edhe deputetë që e shohin partinë për interesa personale. Në një intervistë për “Koha Jonë”, deputetja e Qarkut të Vlorës, rrëfen se komenti i saj lidhet me pseudo-demokratët që i shërbejnë Rilindjes, sipas saj me veprime dhe vendime. “Mua, si deputete, më kanë ardhur edhe informacione të tilla nga zona, madje i kanë ngritur edhe në mbledhje. Këta e dëmtojnë Partinë”,-shprehet Elmazi. Ato shton edhe se ata, “Kali i Trojës” i Rilindjes në PD. Ajo si kolegët e saj kritikë, e pranon se në PD ka debate. “Debate do të ketë, mosdakordësime. Por për mua, ‘flirtimet’ me pushtetin janë të papranueshme, janë imoralitet politik”. Shqetësimi i saj nuk është krikë ndaj grupit të PD, por siç shprehet dhe vetë:”Është një thirrje për vëmendje, pse jo, edhe për reflektim, të çdo demokrati, që nga më i thjeshti deri në nivelet më të larta, për një PD më të fortë, më të mirë, për një PD si e vetmja shpresë për shqiptarët”.

Znj.Elmazi, keni hapur letrat dhe jeni shprehur me tone të ashpra lidhur me situatën në partinë tuaj. Pyetja që ju keni drejtuar është se: “Do të shpëtojë ndonjëherë PD nga ata pseudo-demokratë që e duan si” lopë” për ta mjelë kur është në pushtet? Kush janë këta pseudo-demokratë?

Së pari, ju falënderoj për intervistën. Nuk i kam hapur letrat, por në lidhje me këtë, kam shkruar edhe më parë, sepse edhe në fushatën e 2013, si kandidate për deputete e Qarkut Vlorë, ku ashtu me drejtësi e përkushtim si jam mësuar të punoj e të realizoj çdo detyrë. Kam shkelur në çdo cep të qarkut, sepse këtë detyrë më kishte ngarkuar edhe Kryeministri i kohës, Berisha. Në fushatën e 2015-ës, demokratët e thjeshtë apo dhe qytetarët pa parti, por që besonin te Kryetari Basha i ngrinin çështje të tilla, madje, edhe në mbledhje të strukturave edhe sot i ngrenë. Ka pasur drejtorë, kandidatë për deputetë apo të tjerë drejtues partie, që i janë afruar partisë, kur erdhi në pushtet dhe që një pjesë me humbjen e zgjedhjeve u larguan. Ka pasur dhe të rinj, që iu bashkuan PD-së, gjatë ristrukturimit të saj, kanë punuar e punojnë me shpirt, me devotshmëri e përkushtim, për ta ngritur e forcuar PD, sepse zgjedhjet po afrojnë dhe optimizmi për fitore është i madh, ashtu si ka dhe ish-drejtues, deputetë e ish-ministra që punojnë po me aq përkushtim e devotshmëri. Pa e zgjatur, komenti im kishte të bënte me ata pseudo-demokratë që i shërbejnë Rilindjes, me veprimet apo vendimet e tyre apo janë më afër saj edhe nga origjina apo veprimtaria e tyre. Mua, si deputete, më kanë ardhur edhe informacione të tilla nga zona, madje, i kanë ngritur edhe në mbledhje. Këta e dëmtojnë Partinë, sepse këta t’i largojnë demokratët e vërtetë, këta nuk tërheqin elektorat gri…këta janë nga ai lloji, që nuk bëjnë opozitë, mbase edhe “filtrojnë” me pushtetin, që mezi presin të përfitojnë nga pushteti, që ta konsumojnë pushtetin, që nuk sakrifikojnë, madje edhe mund të mos na kenë votuar fare as ata e as familjarë të tyre për PD. Shkurt, janë “Kali i Trojës” i Rilindjes në PD. Këta e dëmtojnë partinë e jo vetëm demokratët, por shumica e shqiptarëve që beson te Basha. Personalisht jam konsultuar nga Kryetari për problemet në qarkun, ku unë jam deputete. Kryetari e ka thënë qartë e saktë: “Këto vite opozitë, janë prova për këdo”.

Deklarata juaj se PD-ja është marrë peng, mund të hap një debat, i cili ka vite që fle. Për ju kush e ka marrë peng Partinë Demokratike, kush duhet të largohet nga radhët edhe të grupit parlamentar?

Nuk ka pengmarrje te PD-ja. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e demokracisë dhe si e tillë, është e vetmja forcë që do shpëtojë Shqipërinë nga e keqja e madhe, krimi e kanabisi. Grupi Parlamentar është në ballë të betejës që bën opozita kundër keqqeverisjes nga banda e mafia në pushtet, kundër krimit e kanabisit që ka mbuluar vendin, është mbështetja kryesore dhe më e fortë e Kryetarit Basha, i cili edhe në deklarimet, qëndrimet dhe vendimet e tij e ka konsideruar si të tillë. Debate do të ketë, mosdakordësime, gjithashtu ne kemi lindur si e tillë, e s’mund të jemi ndryshe. Por për mua, ‘flirtimet’ me pushtetin janë të papranueshme, janë imoralitet politik. Sepse opozita ka nevojë, aq më tepër sot, kur vendin e drejton krimi e kanabisi, për burra e gra të vendosur, të përkushtuar në betejën e tyre, për të mposhtur këtë të keqe kombëtare: qeverinë “Rama”. Opozitar i mirë bëhesh, jo kur ke aderuar në një parti në kohën, kur ajo ka qenë në pushtet dhe ke shijuar pse jo, përfitimet e pushtetit. Opozitar i mirë bëhesh, kur të ka kalitur opozita, aty duket qëndresa, vendosmëria dhe përkushtimi ndaj kauzës tënde, ndaj demokratëve dhe unë dhe shumë kolegë të mi, kësaj kategorie politikani i përkasim. Është dhe çështje integriteti.koha jone

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY