“Rama hedh valle me mashtrime”, Berisha reagon: Mijëra ndërtesa nuk i ka...

“Rama hedh valle me mashtrime”, Berisha reagon: Mijëra ndërtesa nuk i ka kontrolluar njeri

66
0
Shares

Sali Berisha e ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas disa javeve nga termeti i 26 Nentorit.

Ish-kryeministri thotë se ky i fundit ka nisur të hedhë valle me mashtrime mbi fatkeqësinë e tërmetit të 26 nëntorit.

Ai thotë  se qeveria ka vënë në dispozicion vetëm 60 mijë euro për këtë  fatkeqësi duke u tallur me qytetarët. Sipas tij, numri i vogël i ekspertëve të angazhuar në terren ka bërë që shumë banesa të mbeten pa inspektim, ndërkohë që banorët presin një përgjigje nga instancat përkatëse.

Postimi i Berishës: 

Edvin Mafia hedh vallen me mashtrime mbi fatkeqesine e te goditurve nga termeti. Kriminale! Vetem 60 mije euro Thesari i Shteti ka disbursuar per fatkeqesine natyrore te termetit.

Te dashur miq, njeriu qe tallet me fatkeqesine, viktimat dhe mjerimin e qindra e mjra familjeve shqiptare? qe ne dy jave ka shpenzuar nga buxheti i shtetit vetem 7 milione leke per demshperblimin e viktimave, disa me 1 milion leke te tjere vetem 120 mije lek, bredh duke hedhur valle me genjeshtra dhe mashtrime çdo dite.

Keshtu, pasi procesi i vleresimit te ndertesave per shkak te numrit teper te kufizuar te eksperteve qe ka angazhuar ecen me ritme breshke dhe sot jane me mijra ndertesa qe nuk i ka kontrolluar njeri, dy nete me pare Edvin Mafia deklaroi se ka angazhuar fiks 500 eksperte per vleresimin e tyre, pra numrin e ekspertevë qe rekomandoi per mobilizim kryetari i PD para 10 ditesh. Per fat te keq mediat qeveritare pa asnje verifikim, si njeriu qe ha sapunin per djathe apo qe duan tju shesin bukvalet e padronit te tyre si te verteta qytetareve, vrapuan te shperndajne lajmin e rreme.

U bej thirrje gazetareve te kerkojne listen e eksperteve te angazhuar dhe do te gjeni se ajo eshte nje rrene cinike, te cilen Edvin Droga mashtron qytetaret dhe helmon tregun mediatik.

Denoj me ashpersine me te madhe mashtrimet e papergjegjshme te Edvin Kristaq Rames, mungesen e fondit fillestar te marre me VKM nga fondi rezerve i qeverise per nevojat me imediate te fatkeqesise, dhe ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi kunder njeriut qe hedh valle me mashtrime ne kurriz te njerezve fatkeqinj dhe te hedhim ne koshin e plehrave nje minute e me pare Edvine Mafine dhe narkoqeverine e tij! sb

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY