Presidenca i përgjigjet Dvoranit: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës nuk...

Presidenca i përgjigjet Dvoranit: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës nuk presim reflektim publik

86
0
Shares

Presidenca ka reaguar menjëherë pas komenteve të kreut të KED-së Ardian Dvorani, i cili pas pyetjes ne Prokurori nuk harroi te ironizonte kreun e Shtetit.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.” thotë zedhenesi i Presidentit Tedi Blushi.

Dvorani ishte sot në prokurori për të dhënë shpjegime lidhur me kallzimin penal që presidenti Ilir Meta ka bërë ndaj tij.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY