VIDEO/2 javë pas tërmetit qeveria nuk ka ende faturë të dëmeve, propozon...

VIDEO/2 javë pas tërmetit qeveria nuk ka ende faturë të dëmeve, propozon vetëm zgjidhje me video

82
0
Shares

Edhe pas 2 javësh, qeveria ende nuk ka nje fature paraprake të dëmeve qè tërmeti i 26 Nëntorit i ka shkaktuar qytetarëve, por edhe dhe dëmit ekonomik.

Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot vetëm detaje lidhur me gjithe cfare eshte bere nderkohe per menaxhimin e situates pas termetit tragjik me 51 viktima.

Ministri Çuçi ka deklaruar se janë strehuar përkohësisht 13.294 qytetarë të prekur nga tërmeti. Nga këta, 4149 janë akomoduar në hotele, 7383 në çadra, 395 në qendra sociale dhe 254 të tjerë në palestra. Sipas tij, më shumë se 1000 persona të tjerë kanë gjetur strehim në qytete të vendit dhe në Kosovë.

Me rrezikshmëri shumë të lartë, 44 objekte janë shembur deri më sot. “Shembja vetëm pasi janë fiksuar provat nga policia gjyqësore dhe prokuroria”– ka thënë Çuçi, duke shtuar se “Për ato që nuk janë shembur ruhen me perimetër sigurie”.

Ministri Çuçi ka bërë me dije se “Qeveria do t’u ofrojë bonusin e qirasë për të pastrehët deri në maj të vitit 2021”.

Zgjidhjet afatgjata:

Rindërtimin masiv të banesave të ndërtuara me angazhimin e firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve.Infrastrukturë në zonat që do të rindërtohen.Ekoshtëpi në zonat e rurale.Për vlerësimin e dëmeve, ministri ka thënë se nuk ka ende faturë të plotë e përfundimtare të dëmeve të tërmetit. “Verifikimi i detajuar do të jetë hapi i parë i përgatitjes së raportit për dëmet”– tha ai.

Deri me sot jane ne dispozicion 20 miliardë lekë për rindërtimin, 13 mln nga buxheti i shtetit dhe 7 mld nga donacionet.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2202411306720101/?t=0

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY